18.5 C
Tirana
16 / 10 / 2025

Do të dal në protestë edhe për ty Albin Kurti, që të mos koritesh!

Nga Martin Leka

-Do të dal në protestën në mbështetje të Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit sepse në ndërgjegjen time ata janë të pafajshëm.

-Do të dal në protestë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me bindjen e thellë e të padiskutueshme se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë dhe kishte synim çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb që udhëhiqej nga monstra Slobodan Milosheviç.

-Do të dal në protestë për çdo qytetar të Kosovës që ka në zemër lirinë dhe të drejtën për të jetuar denjësisht në një shtet të pavarur e sovran.

-Do të dal në protestë për mllefin që kam ndaj një skëterre politike, një mashtruesi të blerë e një të moshuari matuf si Dick Marty i cili e filloi këtë sagë të re sakrifice të Thaçit me pretendimin e trafikimit të organeve në një kullë malësie në një fshat të Matit, aty ku nuk ka kushte as të pjellë lopa një viç, jo më të trasplantohen organe.

-Do të dal në protestë vetëm për drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, sepse Kosova, Shqipëria e gjithë njerëzit e kësaj bote po e shohin përmes zhvillimit të gjyqit në Hagë se sa e sforcuar dhe manipuluar ka qenë akuza dhe se dëshmitarë seriozë e personalitete politike ndërkombëtare të jashtëzakonshme si Rubin etj. po e dëshmojnë qartë pafajësinë e udhëheqësve të çlirimtarëve të Kosovës.

-Do të dal në protestë në nderim, përulje e mirënjohje ndaj Adem Jasharit me familje e gjithë atyre që derdhën gjakun për lirinë e Kosovës.

-Do të dal për të gjithë fëmijët e vrarë pa faj.

-Do të dal për të gjithë gratë e burrat me plis që u vranë pa shkak.

-Do të dal për të gjitha gratë e vajzat që u përdhunuan e keqtrajtuan nga shtazët serbë, duke shkelur jo vetëm çdo kod lufte, por dhe çdo kod njerëzor.

-Do të dal për shokun tim Avdylin nga Deçani, për vëllanë e tij Xhevatin, për Fitoren, vajzën studente e qindra-mijëra të tjerë që u përzunë nga trojet e tyre me forcë në eksodin më të pashembullt në prag të shekullit të Inteligjencës Artificiale dhe që u strehuan tek  vëllezërit e tyre në Shqipëri.

-Do të dal për qindra-mijëra të pagjetur që ende sot, Serbia ka frikë prej tyre.

-Do të dal për të gjithë ata që duan bashkimin e gjakut që nuk kalbet.

-Do të dal në protestë edhe për ata që me apo pa vetëdije apo në emër të pushtetit dhe votës që i japim, duan që shqiptarin ta ndajnë në dysh.

-Do të dal në protestë edhe për Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës që nuk tha një fjalë tash 5 vjet për Hashim Thaçin, Presidentin e Kosovës që u “rrëmbye” nga kjo e ashtuquajtur “drejtësi” dhe për të tjerët e burgosur në Hagë.

Do të dal në protestë për ty Albin.

Dhe e di pse?

Që të mos koritesh bre burrë!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x