Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një pjesë tjetër nga video mes ish kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe gruas me të cilën u përfshi në një aferë seksuale.
Në video gruaja dëgjohet teksa i kërkon një vend pune në bashki, por edhe ta ndihmojë për një projekt për qentë.
Videoja është filmuar më 6 qershor, 10 ditë para regjistrimit të videoskandalit që solli shkarkimin e Gjicit nga detyra.
Biseda
Vajza: Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo? Na sajo ndonjë punë këtu re, të vij të marr një shtëpi me qira. Kam dy shkolla. Shteti do më paguajë, sdo më paguash ti.
Gjici: Për qentë?
Vajza: Po.
Gjici: Do ta thërras unë këtë që merret me punët e qenve, se letrat duhen kaluar me vendim këshilli.
Vajza: Kam gjetur gjithë atë tokë. 400 mijë lekë të vjetra shkonte thurja me te perdorura.
Gjici: Nuk është problemi aty. Ne duhet ta bëjmë të gjithë procedurën që të gjithë qentë e rrugës ti marrim këtu, ti çojmë atje. Sa shkon, si shkon, situacioni, preventivi.
Vajza: i kam me projekt të tëra.
Gjici: Do ta thërras unë këtë dhe shko ti atje.
Vajza: Është këtu te bashkia??
Gjici bën një telefonatë
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026