Ka dështuar sërish ditën e sotme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Bëhet me dije se seanca dështoi për shkak se nuk doli në votim raporti për verifikimin e mandateve.
Seanca e sotme ishte vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari, tha se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike.
“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, tha ai.
“Ju faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim së shpejti”, tha Dehari, ndërsa deputetët nisën të dilnin nga salla kryesore e Kuvendit.
Para ndërprerjes së seancës, siç tha kryesuesi, 100 deputetë ishin të pranishëm në sallë.
- “Të humbas unë zgjedhjet, si të bjerë borë në maj”/ Berisha bëhet hit në rrjet, ditën e disfatës bora zbardhi Veriun - 17/05/2025
- “Evropa në Tiranë: Unitet dhe Veprim i Përbashkët për një Kontinent më të Sigurt dhe më të Bashkuar” - 16/05/2025
- Liderët e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis! Zbulohet arsyeja - 16/05/2025