16.5 C
Tirana
12 / 05 / 2026

“Dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit”/ Ministri i Jashtëm takon ambasadoren e Izraelit në Tiranë: Mbështetje e solidaritet të palëkundur

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Galit Peleg ku i ka shprehur mbështetje dhe solidaritet të palëkundur.

Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm.

“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme.

Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkruan Igli Hasani.

Kujtojmë që sulmi i Hamasit në Izrael nisi të shtunën e 7 tetorit. Deri tani raportohet për më shumë se 1 mijë viktima dhe shumë të tjerë të plagosur dhe rrëmbyer.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x