18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Dekonspirimi i operacioneve, ministri Çuçi ironizon Nanon: Kur nuk e di drejtori i policisë…

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së ish-kryepolicit Gledis Nano i cili tha në një deklaratë për mediat franceze se 14 persona të kërkuar nga policia janë arratisur për shkak se operacionet dekonspiroheshin.

Ai deklaroi se nëse nuk e di Gledis Nano kush i dekonspironte operacionet nga do e dijë këtë gjë ministri.

Megjithatë shtoi se do të nisë një hetim, pjesë e të cilit do të jetë edhe Nano.

“Pa diskutim është shqetësuese dhe pjesë e punës së përditshme që ka policia e shtetit për ta pastruar radhët e saj nga këto elementë. Deklarata e Gledis Nanos, kur nuk e di ai kur ishte në detyrë, vështirë se do e dijë ministri këtë gjë.

Ajo është në hapësirën e informacionit që ka drejtori i policisë. Ne do ta hetojmë dhe do ta thellojmë hetimin. Do përfshihet edhe Gledis Nano që ka bërë këtë deklaratë të tillë për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës për këdo që dekonspiron operacionet policisë”, u shpreh ai.

/JavaNews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x