Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për mediat, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes online që zhvilloi.
Ai u shpreh se vula dhe simbolet zyrtare të PD janë falsifikuar dhe për këto veprime, sipas tij, Kryesia nuk i ka marrë parasysh pasojat.
“Këshilli Kombëtar i PD me pjesëmarrjen e 245 anëtarëve i njofton anëtarëve të Partisë qëndrimin: Këshilli Kombëtar si organi drejtues më i lartë konstatoi se thirrja e takimit në datën 20 qershor 2023 me pretendimin se u zhvillua mbledhja, shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së. Kryesia nuk i ka marrë parasysh pasojat, kanë falsifikuar vulën dhe simbolet e PD. Më 20 qershor nuk ka pasur asnjë mbledhje të vlefshme, të gjitha vendimet dhe qëndrimet janë nul dhe akte të pavlefshme. u vendos edhe anulimi i garës për kreun e PD, pranimin e dorëheqjes së ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Ngarkohen një grup deputetësh që të ndjekin hapat ligjor për përfaqësimin e PD në çdo institucion apo organ ligjor.”- tha Bardhi për mediat.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026