8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Degjenerim i një brezi apo i medias? Vajzat e “Përputhen” rrihen e shahen me njëra-tjetrën

Ai është ndër programet më të ndjekura të televizioneve në Shqipëri, por “Përputhen” është shndërruar sot në një fushë beteje ku përveç klithmave dhe fyerjeve mes vajzave që marrin pjesë në këtë program, sherri i tyre ka degjeneruar dhe në goditje me shpullë.

Nuk mësohet qartë arsyeja e kësaj dhune mes vajzave, por video e publikuar nga vetë TCH ka tërhequr vëmendjen dhe është bërë virale në rrjet.

Komentet e shumta në rrjetin social Instagram, kanë dënuar sjelljen e vajzave që tregojnë nivel të ulët kulturor dhe mungesë etike për gjuhën e përdorur.

Në video vërehet gjithashtu se mungon ndërhyrja e prezantueses Bora Zemani apo analistëve të programit, që duhet thënë se dhe midis Arjan Konomit dhe Neda Ballukut nuk kanë munguar zënkat apo fyerjet.

Një prej figurave të njohura që ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje është edhe pastori Akil Pano.

Sipas tij, emisioni “Përputhen” duhet të mbyllet, pasi është një degradim i shoqërisë shqiptare. Pastori Pano thotë se ky emision nuk jep më mesazhe për familjen, por po pasqyron modele të papërshtatshme.

Postimi i tij i plotë:

Skandal!!! Degradim total dhe keqprezantim i vajzes, gruas, motres, dhe çdo modeli sielljeje. Dhune verbale e fizike ne program. Ne kete program pèrpara disa vitesh kam qenë opinionist në prime time dhe brenda programit jam përpjekur të flas qartë për këto modele tè shëmtuara sjelljeje. Ky Program televiziv po pasqyron modele të papërshtatshme, ku ‘fama’ e premtuar është shndërruar në qëllim dhe antivlerat prezantojnë njeriun sic nieriu nuk duhet te jete. Për kète mendoj se ky emision duhet të nderpritet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x