Kreu i Mundësia, Agron Shehaj deklaroi nga jashtë Kuvendit se PS dhe PD kanë rënë dakord që të ndryshojnë Kushtetutën në kurriz të partive të reja.
Ai tha se se gjithçka që bën tjetër PD, se gjoja është kundër qeverisë, është farsë.
“Opozita dhe mazhoranca ditën e hënë kanë rënë dakord që të ndryshojnë kushtetuën, partitë reja, të zhdukin alternativat e reja. E bënë këtë seancë, një farsë. Të hënën ranë dakord, e sot bëjnë sikur zihen. Interesi i qytetarëve, beteja e madhe, ‘lufta’ që u bë dhe iu tha votuesve që e keqja e madhe është Rama, kjo ka rënë. Kjo po ndodh sot në Kuvend. Teatri i radhës, shfaqja e radhës.”, tha ai.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Nga interpelanca me Ramën, te diskutimet për akcizat dhe Kodin Rrugor, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare - 07/05/2026
- Kërcënimi i Moskës në prag të 9 Majit, Rusia udhëzon ambasadat e huaja të evakuojnë stafin nga Kievi - 07/05/2026
- Shehi: Sistemi zgjedhor proporcional kombëtar është modeli më i drejtë për Shqipërinë - 07/05/2026