Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë mirëpritur dakordësinë mes Rithemelimit dhe PS-së për ngritjen e komisioneve hetimore. Në reagimet e bëra në faqet zyrtare të ambasadave të SHBA dhe BE marrëveshja shihet si lajm i mirë që pritet të rikthejë normalitetin në Kuvend.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”- thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.
“Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve”- thekson BE
- Bastiset vila luksoze e ish-presidentit të Paraguait, policia shtanget nga zbulimet nëpër muret e ndërtesës - 09/11/2026
- Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00 - 09/11/2026
- Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë? - 09/11/2026