21.5 C
Tirana
29 / 04 / 2026

Daçiç për reduktimin e forcave speciale në veri: Kurti po tallet me ndërkombëtarët, ne s’i pranojmë mashtrimet

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka vlerësuar se tërheqja e 25 për qind të forcave elitare të Policisë së Kosovës në dhe përreth objekteve komunale në veri, nuk është hap drejt de-eskalimit të situatës atje, por përpjekje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të “mashtruar dhe tallur” Serbinë dhe Bashkimin Evropian.

Kryediplomati serb, në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka thënë se Qeveria e Serbisë nuk do t’i pranojë “marifetet” e autoriteteve kosovare, ndërsa ka shtuar se Serbia nuk do të kënaqet vetëm me largimin e 25 për qind të forcave speciale të Policisë së Kosovës nga katër komunat veriore.

“Kurti nuk ka të drejtë në atë që ka bërë. Është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, ka dërguar policinë në veri të Kosovës edhe pse nuk ka pasur lejen e KFOR-it dhe as pëlqimin e komunave serbe. Tani të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare janë të lumtur që ka filluar de-përshkallëzimi”.

“Ata presin që Serbia të kënaqet me tërheqjen e 25 përqind të policisë. Unë mendoj se kjo është një tallje e të gjithëve, veçanërisht e bashkësisë ndërkombëtare dhe një tregues se ata nuk e kanë ndërmend të ndikojnë seriozisht te Kurti”, ka shtuar kreu i socialistëve serbë.

Të premten, më 4 korrik, pas vlerësimeve të përbashkëta të sigurisë nga Policia e Kosovës, Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe konstatimit se “situata është e qetë” ka nisur faza e dytë e reduktimit të pranisë policore në veriun e trazuar të vendit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x