Ramazan Kadyrov, lideri i rajonit çeçen, është një mbështetës i zëshëm i luftës së tiranit rus, ndërsa një video tregon tre djemtë duke praktikuar gjuajtjen me armë. Kadyrov, i njohur për shkaktimin e torturave mesjetare ndaj kundërshtarëve tha të hënën se ai po dërgonte Adamin, 14, Eli, 15, dhe 16-vjeçarin Akhmat në frontin e Ukrainës.Videoja tregonte djemtë me veshje kamuflazhi dhe syze të errëta, mbi tanke, armë të lidhura në bel, duke gjuajtur raketahedhës dhe mitralozë. Ndonjëherë adoleshentët buzëqeshin ndërsa gjuanin ose bënin një gjest me gishtin lart.
“Është koha për të provuar veten në një luftë të vërtetë, unë vetëm mund ta mirëpres këtë dëshirë”, shkroi Kadyrov në Telegram.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën - 14/06/2026
- “E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit - 14/06/2026
- Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën - 14/06/2026