Kryeministri Rama u prit të premten (07 shkurt) nga Mbreti Felipe i Gjashtë, në Pallatin Mbretëror në Madrid.
Kryesocialisti mori pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit, i cili në vitin 2027 është parashikuar të mbahet në Shqipëri.
Rama ka folur për për gazetën më të madhe spanjolle “El Mundo”. I pyetur nga gazetarja se si i parashikon ai zgjedhjet në Kosovë, kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë preferencë për rezultatet.
Sa i përket zhvillimeve politike në Serbi, kryeministri Rama deklaraoi se dialogu do të duhet të mbizotërojë.
Pjesë nga intervista:
Shqipëria ka marrëdhënie vëllazërore me Kosovën, e cila zhvillon nesër zgjedhjet parlamentare. Cila mendoni se do të jetë e ardhmja e vendit?
Rama: Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me shumë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. E uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë. Kosovarëve u uroj gjithë të mirat për çfarëdo vendimi që do të marrin.
Në Serbi, presidenti Vuçiç është përballur me protesta studentore prej tre muajsh dhe kryeministri dha dorëheqjen javën e kaluar. Cili është mendimi juaj për atë që po ndodh?
Rama: Problemi që kam me opozitën serbe është, pa hyrë në dinamikën e politikës së brendshme, se ajo nuk duket më pro evropiane apo pro perëndimore se sa presidenti. Sa i përket Kosovës, ata nuk duket të jenë më përparimtarë. Për pjesën tjetër, nuk është raasti im të komentoj, sepse është çështje e brendshme e Serbisë. Por, unë besoj dhe shpresoj se në fund dialogu do të duhet të mbizotërojë. Sepse marrja me forcë e një qeverie nuk duhet të ndodhë kurrë në tokën evropiane.
- Bojkoti i PD, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale: Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit - 29/01/2026
- Ndërsa Trump përmbys aleancat, Britania thotë se ka nevojë për një marrëdhënie ‘më të sofistikuar’ me Kinën - 29/01/2026
- Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Shtatë skenarët - 29/01/2026