Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia po punojnë për të përparuar procedurat me mënyrën që parashikohet nga legjislacioni shqiptar, që të vendosen disa çështje, për çështjen e ndarjes së detit, në gjykatën e Hagës. Nga Korça, ajo u shpreh se miqësia mes dy vendeve dihet dhe po punohet që të zgjerohet akoma më shumë, mirëpo tani për tani përparësi iu është dhënë çështjes së detit.
“Pardje janë takuar të dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë dhe të dy kanë shprehur dëshirën për të bashkëpunuar sa më shpejt të jetë e mundur, që do të thotë të përparojë procedura me mënyrën që parashikohet nga legjislacioni shqiptar, që të vendosen disa çështje për çështjen e ndarjes së detit, të kufijve detarë në gjykatën e Hagës.”
E pyetur në lidhje me fluksin e emigrantëve në pikat kufitare për festat e fundvitit, dhe punën e reduktuar në doganat greke, duke shkaktuar radhë tek qytetarët, Kamitsi tha se kjo çështje do të shihet me përparësi.
“Miqësia është diçka që dihet midis dy shteteve dhe për atë punojmë edhe unë edhe nga Greqia. Punojmë për funksionimin sa më të mirë të punës në dogana dhe shpresoj që çdo gjë do ecë në hapat e duhur. Faleminderit që më informoni, do e shohim me doganat cili është problemi për këtë çështje, dhe unë shpresoj që miqtë tanë shqiptarë mos kenë probleme me doganën. Do e shohim me përparësi.”- tha Kamitsi.
Diplomatja greke u pyet edhe për anulimin e vizitës së kryeministrit grek në jug të vendit pak ditë më parë. Ajo nuk e komentoi shumë gjatë, mirëpo premtoi se Mitsotakis do të vijë shumë shpejt me kryeministrin Rama.
“Jo nuk kam asnjë koment premtoj që do të vijë shumë shpejt brenda këtij viti bashkë me kryeministrin shqiptar.”- u shpreh diplomatja greke.
Në samitin e zhvilluar në Tiranë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian më 6 dhjetor ishte i pranishëm kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili shoqërohej nga ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe zv/ministri i Jashtëm Kosta Fragojani. Një ditë pas samitit, ishte parashikuar që kryeministri grek të zhvillonte një takim me minoritetin grek në Himarë, por vizita është anuluar dhe shkak për këtë mesa duket është bërë moti.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026