20.5 C
Tirana
19 / 04 / 2025

Celibashi miraton urdhrin: Në çdo qendër votimi një koordinator sigurie për të shmangur intimidimin e votuesve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka miratuar një urdhër për vendosjen e një koordinatori të sigurisë në çdo qendër votimi më 11 maj.

Personi përgjegjës, do të ketë për detyrë të vëzhgojë perimetrin e qendrës për njerëz që mund t’u bëjnë presion votuesve.

Urdhëri i miratuar parashikon që çdo KZAZ, me vendim të posaçëm, cakton si Koordinatorë të Sigurisë dy anëtarë të Komisioneve te Qendrave te Votimit për çdo vendndodhje QV-je, në përputhje me udhëzimet e miratuara nga KQZ, që janë propozuar një nga partia kryesore e shumicës parlamentare dhe tjetri nga partia kryesore e opozitës parlamentare.

KZAZ-ja harton dhe i dërgon KQZ-së dhe Policisë së Shtetit listën emërore të Koordinatorëve të Sigurisë, e cila përmban: emrin dhe mbiemrin, numrin e QV-së / ve dhe vendndodhjen, si edhe numrin e kontaktit personal.

Koordinatorët do të monitorojnë vazhdimisht mjediset e jashtme të QV-së, përfshirë oborret, hyrjet dhe perimetrin 150 metra.

Urdhri i miratuar ditën e sotme adreson shqetësimet e ngritura nga OSBE-ODIHR, organizatat e shoqërisë civile dhe medias në zgjedhjet e kaluara, për praninë e personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x