Manchester United befason këdo me fitoren e derbit përballë Manchester Cityt me Shifrat 2-0 në “Old Traford”.
Në momentin më të vështirë të tyre të mbytur nga presioni dhe kritikat, Carrick dhe “djajt” e tij arrijnë të përmbysin situatën që në debutim, me një fitore kaq të madhe që vlen edhe më tepër për moralin e ekipit.
Pas një pjese të parë 0-0 por me një dominim të United, në të dytën është Mbeumo ai që zhbllokon takimin duke i dhënë moral dhe shpresë skuadrës dhe tifozëve të tij se mund t’ja dilnin.
Rreth 20 minuta më pas Drogu dyfishon shifrat në 2-0 për të vulosur suksesin e Manchester United që fiton një derbi për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2024. Ndërkohë që në fund, Mount thjesht rrotullon thikën mbi plagën e skuadrës së Guardiolës me golin e tretë që ishte qershia mbi torte e këtij suksesi.
Një sukses që në table përkthehet përkohësisht me vendin e katërt pasi ngjiten në kuotën e 35 pikëve aq sa edhe Liverpool i cili ka një ndeshje më pak.
- Mitsotakis – Ramës: Rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon edhe nga Greqia! - 17/01/2026
- Deformim, paragjykim, propagandë, madje edhe racizëm: Mbi një film për Kosovën të shfaqur në televizionin publik gjerman ARD - 17/01/2026
- Carrick i mbyll gojën të gjithëve, Manchesteri i tij dominon dhe fiton derbin me City-n - 17/01/2026