24.5 C
Tirana
23 / 06 / 2024

Buxheti i ri/ 5.3 mld lekë për emergjencat civile: 800 mln bashkive për fatkeqësitë natyrore, 500 mln për mbrojtjen e digave

Buxheti i vënë në dispozicion për vitin e ardhshëm për Emergjencat Civile do të rritet me rreth 1 miliardë lekë, nga 4.3 miliardë lekë i parashikuar për këtë vit, do të shkojë 5.3 miliardë lekë në vitin 2024.

Fondet për programin e Emergjencave Civile, që janë pjesë e buxhetit të parashikuar për Ministrinë e Mbrojtjes. Nga ky fond 800 milionë lekë do të shpërndahen për njësitë vendore, në bazë madhësisë së bashkive, dhe do të përdoren për fatkeqësitë natyrore, por bashkitë janë të detyruara ligjërisht që një pjesë tjetër nga të ardhurat e tyre, ta përdorin për emergjencat, informon Report TV.

Po në buxhetin e emergjencave janë 1 miliardë lekë që do të përdoren për projekte për të parandaluar fatkeqësitë natyrore (zjarre, përmbytje, tërmete). Për të përfituar nga ky fond bashkitë duhet të aplikojnë nga nëntori i këtij viti deri në 31 janar 2024, ndërsa fituesit shpallen brenda 15 shkurtit të vitit që vjen. Vlerësimi i projekteve bëhet Komisioni për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore.

Më pas po në këtë program 500 milionë lekë do të përdoren për financimin e projekteve për digat, dhe 200 milionë lekë do të shpenzohet për eliminimin e pasojave në rastet e fatkeqësive natyrore, kur shpenzimi ka natyrën e investimit. Ky fond shpërndahet gjatë vitit në bazë të kërkesës bashkive, sipas rasteve të ndodhjes së fatkeqësisë.

Në total për fatkeqësitë natyrore dhe digat për vitin 2024 planifikohen 2.5 miliardë lekë nga 2 miliardë lekë që është fondi i parashikuar për këtë vit ku nuk ishin të përfshira projektet për digat.

FONDI I EMERGJENCAVE CIVILE

Akti Normativ 2023      4,350,100 mijë lekë

Pr/buxheti 2024             5,382,050 mijë lekë

Rritja                           +1,031,950 mijë lekë

NDARJA E FONDIT TË EMERGJENCAVE

Fond për bashkitë                                 800 mln lekë

Parandalim i fatkeqësive natyrore        1 mld lekë

Projekte për digat                                  500 mln lekë

Investime pas fatkeqësive natyrore      200 mln lekë

Totali                                                     2.5 mld lekë

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x