Gjatë periudhës Janar-Qershor të këtij viti, bilanci i sektorit bankar u tkurr lehtë, nga efekti statistikor i mbiçmimit të kursit të këmbimit të lekut dhe dobësimi i ndjeshëm i Euros.
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë në terma vjetorë, norma e rritjes së bilancit u ngadalësua në 3.2%.
Duke qenë se rreth 1/2 e bilancit të sektorit bankar përbëhet nga instrumente të denominuara në valutë, efekti statistikor i mbiçmimit të Lekut ndaj valutave kryesore gjatë periudhës së 6-mujorit të parë ka qenë i konsiderueshëm. Vlera në lekë e aktiveve ra me rreth 13 miliardë Lekë ose me 1% gjatë periudhës Janar-Qershor duke shënuar 1,863 miliardë lekë në fund të muajit Qershor 2023.
Kontributin kryesor në rënien e aktiveve e ka dhënë tkurrja me rreth 30 miliardë lekë e “veprime me thesarin dhe ndërbankare”, ndërkohë që stoku i kredisë u pakësua me 3 miliardë Lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, pavarësisht dobësimit të Euros, por dhe disa valutave të tjera gjatë mujave të fundit, veprimtaria e sektorit bankar është zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme duke mbështetur ekonominë me financim.
Ndërkohë dobësimi i monedhës europiane dhe monedhave të tjera kryesore të huaja kanë shënuar sërish rënie në tregun valutor gjatë fundjavës. Më konkretisht 1 Euro blihet me 105.2 Lekë, ndërsa shitet me 105.9 Lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë kufijtë e këtyre vlerave do jenë përgjithësisht normaliteti i ri i monedhës europiane në tregun valutor.
- Burgu, si idol, më lart se liria - 06/11/2025
- PD-PS votojnë anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së, rikthehet Arben Ristani. Sa vota morën 5 anëtarët - 06/11/2025
- Rriten tensionet Rusi-SHBA, Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore. Kievi: Flamuri ukrainas u ngrit në Pokrovsk - 06/11/2025