13.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Bregu: Me marrëveshjen e Roaming-ut, shqiptarët do paguajnë më pak për telefonat në BE

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se shqiptarët falë marrëveshjes Romaing do të paguajnë më pak për telefonat e tyre në Bashkimin Europian.

“Nga 1 tetori do të kemi tarifa më të ulëta për internetin”, tha ajo.

Bregu tha se ka qenë e vështirë arritja e një marrëveshje me 18 operatorë dhe shpreson që të bashkohen edhe operatorë të tjerë.

“Marrëveshja e Roaming është një nga ato agjenda konkrete që në dy vitet e fundit unë e përmend në çdo aktivitet, që është afrimi me Bashkimin në Europian. Sot vendet e Ballkanit marrin 1 mld euro mbështetje për energjinë elektrike. Nuk jemi jashtë skemës së përfitimit për të përballur krizën së bashku. Roaming është  një marrëveshje e rëndësishme sot dhe për këtë arsye ne nuk ju ndamë derisa mbërritëm në këtë ditë.

Për këtë arsye Roaming është një marrëveshje e rëndësishme sot. Nuk ka mbaruar vështirësia për të arritur në këtë proces, ka pasur dakordësinë e 18 operatorëve. Shpresoj që të ketë edhe operatorë të tjerë që të na bashkohen. Ne Komisioni Europian jemi pala negociuese për marrëveshjen me Roaming”, u shpreh ajo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x