-0.5 C
Tirana
19 / 01 / 2026

Blinken në Tiranë, ambasada e SHBA zbulon axhendën dhe konfirmon: Do të takohet me krerë të sistemit të drejtësisë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka konfirmuar se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me drejtues të drejtësisë në vendin tonë.

Blinken do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

“Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x