15.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

‘Blerja e votave’/ Policia: Ka pasur një procedim në ndjekje për kandidatin e “BF”, Fredi Beleri

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë, Rebani Jaupi është shprehur se është e vërtetë që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarës është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Duke mos preferuar të japë shumë hollësi, Jaupi ka thënë se nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës ka pasur një procedim penal që ka qenë në ndjekje në lidhje me akuzën për blerje votash për Fredi Belerin.

Pyetje: Pse është bërë ndalimi i kandidatit për kryetar bashkie të Himarës?

Rebani Jaupi: Është e vërtetë që Fredi Beleri është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ka pasur një procedim në ndjekje. Për këtë do të ketë, sapo të kenë përfunduar veprimet proceduriale, do të ketë një njoftim për shtyp.

Pyetje: Prej sa kohësh? 

Rebani Jaupi: Hollësitë e tjera do të t’i keni në njoftimin që do të ketë për këtë punë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x