Këta janë binjakët ekselentë të maturës shtetërore dhe në krye të fituesve në Universitete.
Mario Popa është renditur i pari në rang vendi, jo vetëm në Mjekësi, por edhe në 9 degët e tjera që ka aplikuar për studimet e larta.
Ndërsa vëllai i tij Xhulio ka dalë i 16 në listën e fituesve.
Fëmijë të dy prindërve mjekë edhe ata synojnë mjekësinë e përgjithshme, por specialitete të ndryshme.
Në këtë raund të parë pranimesh, ata kanë vendosur të regjistrohen për degën e mjekësisë, edhe pse të ardhmen e shohin jashtë Shqipërisë.
Si asnjëherë më parë, universiteti i Mjekësisë këtë vit u përballmë një fluks të pazakontë aplikimesh.
Mbi 9 mijë maturantë synojnë degët e mjekësisë për 1500 vende. Infermieria rezulton dega më e kërkuar me 4 mijë aplikime, ndjekur nga mjekësia e përgjithshme dhe më pas fizioterapia.
Po përse degët e mjekësisë kanë vetëm rritje kërkese?
Regjistrimet në universitete sapo kanë filluar. Më lëvizjen e kandidatëve në degë të ndryshme apo dhe në universitete jashtë vendit, do të ketë zhvendosje të listës së fituesve deri në plotësimin e kuotave për çdo program studimi.
/A2CNN
- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026