18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Bie çmimi i naftës në tregjet e huaja, kap vlerën më të ulët prej qershorit, ja me sa po shitet. Në Shqipëri, prej muajsh 2 mijë lekë litri

Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka zbritur në nivelin më të ulët që prej qershorit të këtij viti.

Sot një fuçi naftë po tregtohet me 72-73 dollarë, ndërkohë që ka rënë me afërsisht 7 dollar që prej fillimit të këtij muaji. Ndërsa në raport me vitin e kaluar çmimi i naftës në bursë është rreth 10 dollarë më lirë.

Edhe tregu vendas ka reflektuar në shifra të vogla uljen e çmimit në bursë, pasi nga 199 lekë që ishte javën e kaluar një litër naftë, ka zbritur në mesatarisht 193-195 lekë litri.

Bursa e naftës ka qenë e luhatshme në javët e fundit, për shkak të luftës që vijon në Ukrainë dhe tensioneve Palestinë-Izrael, që vënën në pikëpyetje mjaftueshmërinë e naftës në treg.

Ndërkohë që në Shqipëri, nuk ka lëvizur çmimi i naftës prej disa muajsh, duke qenë në kufinjtë e 2 mijë lekëve të vjetra për litër. Nuk tundemi ne.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x