Opozita do të rikthehet sërish të shtunën në protestë që Sali Berisha e quan kombëtare.
“Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime”.
Në konferencën për shtyp renditi zyrtarët dhe diplomatët e huaj që kanë mbështetur lëvizjen. Sa i përket protestave edhe një herë dënoi atë që e quajti dhuna policore.
“Kongresmenë të dy forcave më madhore politike të Shteteve të Bashkuara, republikanë dhe demokratë, anëtarë të shquar të Parlamentit Europian dhe Bundestagut. Mbështetje të fuqishme kanë dhënë organizatat e partive politike të qendrës së djathtë”.
Sa i përket protestave, edhe njëherë dënoi atë që e quajti dhuna policore.
“Marrin deklarata dhe besojnë si të verbër se me instrumentet e frikës do mund të shpëtojnë Vuçiçin shqiptar”.
Aksioni do të vijojë edhe në parlament ku Berisha foli mbi largimin nga komisionet.
“Të paraqiten ku të bëjnë deklarata për të dënuar dhunën e egër ndaj studentëve”.
- Rikthehet ‘paqja’ mes Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, 41-vjeçari përfshihet në listën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e radhës - 27/10/2026
- Berisha urdhëron PD-në të zbresë përsëri në shesh dhe thërret tjetër protestë kombëtare të shtunën! - 27/10/2026
- Gënjejmë se na intereson! - 27/10/2026