18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Rama kërkon të përçajë PD me Enkelejd dhe Lulzim!

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka mbledhur sonte Këshillin Kombëtar të PD. Në fjalën e tij, Berisha ka akuzuar direkt kryeministrin Rama se po bën gjithçka për të shkatërruar PD dhe për të spastruar Shqipërinë, e për ta shndërruar atë në parajsën e krimit, korrupsionit dhe klaneve me pasaporta të arta e me radhë.

“Ne sot jemi para një alternative me këtë armik që kemi përballë. Ky kërkon ta shuajë PD-në dhe çdo demokrat duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. PD-në kërkon të ja varë në qafë një grup pengu që quhet Enkelejd, Lulzim apo si quhet. Ky kërkon në dhunim flagrant të çdo lloj parimi të votës, shumicës etj., që partia që përmbysi etërit e tij, të ndëshkohet nga ky bastard në pushtet.

Ky kërkon që duke asgjësuar PD-në, si e tillë pas rithemelimit të saj, të vazhdojë pushtetin e tij aq sa ta lejojë natyra. Edi Rama pas marrjes së pushtetit duke dhunuar votën, mendon në mënyrën më kriminale, të godasë përfundimisht pluralizmin.

Mendon dhe beson se mund të tjetërsojë PD-në. Kjo është çështja jonë, e çdo demokrati/ demokrateje, e çdo shqiptari dhe shqiptareje që do lirinë e pluralizmin”, u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka kërkuar që me hyrjen e 2023, të ketë një angazhim më të madh politik dhe se kryefjala duhej të jetë organizimi i seksioneve.

“Vit i ri që fillon, kërkon nga PD dhe nga ju, të ketë për kryefjalë organizimin dhe vetëm organizimin. Vetëm ushtritë e organizuara fitojnë betejën. Ne jemi në një betejë ku kemi të gjithë potencialin për ta fituar. Duhet të organizohemi në çdo qelizë. Ky organizim është përcaktues sot për betejën elektrorale. Ne hyjmë në betejë elektorale, të harrojë njeri që ne bojkotojmë zgjedhjet. Ne hyjmë në betejë dhe suksesi do përcaktohet nga organizimi ynë në nivel seksioni, nga lufta që duhet t’i bëjmë fiktivitetit”-tha Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x