Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se gjendja në Shqipëri është e rrezikshme. I ndalur tek nisma e PS për ndryshimet ligjore, Berisha e konsideroi kryeministrin Rama si një “lopë e çmendur”.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha u shpreh se kryeministri po vendos barriera speciale për të mbrojtur veten nga zbatimi i ligjit dhe nga kërkesat e SPAK.
Sipas tij, në vend që të zbatojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Rama po ndërmerr nisma ligjore që synojnë krijimin e mburojave për veten dhe për persona të lidhur me të.
“Situata, gjendja në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Rama po sillet si lopë e çmendur, po të marrë hua një term nga veterineria, nuk mund të ketë kualifikim tjetër. Në një sfidë të hapur të Kushtetutës së vendit, në një sfidë të hapur të ligjeve kodeve të vendit, ai vendos në vend të zbatimit të tyre, në vend të zbatimit të kërkesës së bazuar të SPAK vendos krijimin e barrierave speciale për mbrojtjen e vetes së tij. Vendos të tejkalojë kushtetutën përmes ligjeve personale, krijimin e mburojave në mënyrë që ai dhe organizata kriminale që kryeson të vazhdojë plaçkën, grabitjen e shqiptarëve pa asnjë llogari para ligjit. Ju do thoni pse unë them “lopë e çmendur”? Them sepse humbet, ka degraduar psiqikisht në mënyrë totale”, deklaroi Berisha.
Ai argumentoi se Kushtetuta e përcakton qartë rastin e pezullimit të një gjyqtari kushtetues dhe se çdo përpjekje për ta ndryshuar këtë me ligje të zakonshme përbën shkelje të rendit kushtetues.
“Në amendamentin që ka sjellë për të mbrojtur veten e tij për të korruptuar me ligj gjykatësit kushtetutës ka përfshirë edhe ata në mburojën e trupit ligjor ndaj pezullimit nga detyra. Duhet të jesh lopë e çmendur të mos lexosh kushtetutën, e cila në mënyrë taksative përcakton se gjykatësi kushtetues pezullohet”, tha Berisha.
- Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishon dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor - 04/04/2026
- Osmani largohet nga zyra e Presidencës pas 5 vitesh, refuzon të përgjigjet nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme - 04/04/2026
- Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por… - 04/04/2026