9.5 C
Tirana
04 / 02 / 2026

“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit. Zef Brozi thotë se ish kryeministri Sali Berisha, është arkitekti i “21 Janarit”, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Brozi u shpreh se SPAK duhet të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Sipas Brozit, mungesa e drejtësisë për 14 vite, vrasje e dytë për viktimat e “21 Janarit”.

“Fakti se moshetimi i gjithanshëm i 21 janarit, është tregues i korrupsionit të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, është turpi dhe dështimi i drejtësisë shqiptare. Do të doja që drejtësia të kishte folur me vendime. Ne flasim sot sepse drejtësia nuk ka folur. SPAK më ka zhgënjyer mua dhe shumë shqiptarë, kur vendosi të mos e pranojë çështjen e “21 Janarit”, vitin e kaluar. Falë Gjykatës së Strasburgut, mori atë vendim dinjitoz. SPAK u ka borxh shqiptarëve për “21 Janarin”. Për aq kohë sa SPAK nuk e ka marrë Saliun, qoftë edhe për të dëshmuar, Saliu e di për urdhrin që ka dhënë. Këto janë fakte”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x