Borusia Dortmund e ka të garantuar një fitim të madh edhe nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve.
“Verdhezinjtë” shkojnë në finalen e Wembley si jofavoritë më 1 qershor. Ish-ylli i gjermanëve Jude Bellingham, 20 vjeç, është xhevahiri i Los Blancos, që në fushë do të mundet të mposhtë ish-klubin e tij.
Por edhe nëse Bellingham frymëzon një fitore të Realit, fitimi i Dortmundit do të jetë i madh. Sulmuesi i kushtoi galaktikëve 120 milionë euro, por në kontratën e firmosur mes klubeve ekzistojnë dhe disa klauzola bonusesh, nga të cilat Dortmud mund të përfitojë edhe më tepër.
Nëse Reali fiton Ligën e Kampioneve, do detyrohet t’i paguajë Dortmundit 6 milionë euro, ndërsa nëse Bellingham do të futet në formacionin më të mirë të Champions do t’i japë dhe 3 të tjera.
Finalistja e kompeticionit, e cila nuk e ngre trofeun merr nga UEFA rreth 15 milionë euro, ndërsa fituesja 20 milionë euro. Me 8 gola në 10 ndeshje në kompeticionin e këtij sezoni dhe me një reputacion të madh, duket se plot 9 milionë euro do të shkojnë drejt Gjermanisë. Por te Dortmundi e dinë se bonusi i vërtetë do të ishte fitimi i Ligës së Kampioneve.
- Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën me Ukrainën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin me dy hapa: Putin do të dorëzohej me… - 02/12/2025
- Berisha shton akuzat: Rama, bashkëpunëtor i karteleve të drogës, po ushtron presion mbi Kushtetuesen - 02/12/2025
- Policia belge bastis shërbim diplomatik të BE dhe Kolegjin e Evropës, arrestohet Mogherini - 02/12/2025