16.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Begaj në ditën Botërore për Lirinë e Shtypit/ Asnjë media apo punonjës nuk duhet të ndihet i shantazhuar

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë mesazhin e tij për Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit. Në një postim në Facebook shkruan se mediat apo gazetarët nuk duhet të ndihen të shantazhuar apo të kërcënuar por të vijojnë misionin në mënyrë transparente.

“Në Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit me një grup gazetarësh të rinj në Shqipëri. Media në një shoqëri demokratike formon opinionin publik, ka një rol të pazëvendësueshëm në informimin e saktë të shoqërisë, në misionin e saj për të shprehur të vërtetat në mënyrë të paanshme e transparente.

Asnjë media, apo punonjës i saj nuk duhet të ndihet e shantazhuar apo e kërcënuar për shkak të kryerjes së këtij misioni.

Bashkëbisedimi i frytshëm mbi realitetin mediatik, lirinë e shtypit, censurën dhe vetëcensurën, organizimet e munguara sindikale të punonjësve të medias japin shpresë se me gazetarë të lirë e profesionistë do të kemi një media më cilësore”, shkruan Begaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x