Lajmi se Agon Channel ka fituar gjyqin në Arbitrazh me Shqipërinë është komentuar sot nga kryeministri Edi Rama.
Përmes Twitter ai shprehet se kjo temë del në media sa herë që ka zgjedhje. Rama thekson se ndërkohë Françesko Beketi figuron i dënuar në vendin tonë për mashtrim. Ndërkohë nuk mungojnë as thumbimet e kryeministrit për opozitën.
“Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër” – thotë kreu i mazhorancës.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026