I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, David Wisner ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë inauguruese të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Ai tha se kjo dëshmon përkushtimin e Shqipërisë ndaj Aleancës, teksa e përgëzoi vendin për këtë arritje.
“Është një nder i veçantë të jesh këtu për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. E përgëzoj Shqipërinë në përurimin e bazës së parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë në parimet e NATO-s. Që nga pushimi i i Ukrainës nga rusia NATO është rritur si simbol i angazhimit tonë. Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me NATO-n”, tha Wisner.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026