3.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Bashkia Tiranë/ Veliaj thellon rezultatin, rreth 40 mijë vota para Belind Këlliçit

Erion Veliaj vijon të thellojë rezultatin e fitores në Tiranë. Pothuajse në çdo kuti votimi që numërohet, kryebashkiaku Veliaj rrit diferencën ndaj Belind Këlliçit.

Nga të dhënat e fundit, Veliaj ka gati 40 mijë vota më shumë se Këlliçi.

Më konkretisht, Veliaj deri në këto momente ka 109193 vota, ndërsa kundërshtari i tij vetëm 69481 vota.

Qartazi një fitore e thellë në kryeqytet.

Veliaj si drejtues politik i PS për qarkun Tiranë, ka fituar deri më tani dhe bashkitë Vorë, Kamëz dhe Rrogozhinë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x