19.5 C
Tirana
06 / 11 / 2024

Bashkëbisedimi me qytetarët/ Pensionet i ngritët shumë pak, në lidhje me çmimet 

Koment nga qytetarët në rrjetet sociale: Pensionet i ngritët shumë pak, në lidhje me çmimet që janë në stratosferë. 

Kryeministri Edi Rama: Kjo është një çështje shumë sensitive natyrisht, është një çështje e shqetësimit tonë dhe tim të përditshëm se si t’ju gjendemi më pranë pensionistëve dhe natyrisht që sado ne t’i ngremë pensionet asnjëherë nuk do mund dot t’ja themi vetes dhe pensionistëve jo e jo, që kemi bërë mjaftueshëm, asnjëherë nuk është mjaft. Por fakti është që ne kemi ndërhyrë për herë të parë në gjithë historinë e këtyre viteve për të riindeksuar pensionet dy herë brenda një viti, dhe po t’i referohemi situatës në aspektin e numrave, atëherë ne kemi një rritje afro 10% të pensioneve krahasuar me më parë. Kemi bërë dy indeksime, njërin në muajin prill siç behet çdo vit dhe tjetrin, pikërisht duke nisur nga muaji tetor në mënyrë që t’i gjendemi pensionistëve për të përballuar pikërisht goditjen nga inflacioni në ushqimet bazë dhe ajo që është fakt është se pensioni është rritur me mesatarisht 15 mijë lek në krahasim me ku ishte. Nuk është absolutisht shumë, por është shumë më shumë sesa çfarë ishte në një situatë si kjo kur sigurisht çdo rritje është e nevojshme për të përballuar të përditshmen në raport me një inflacion që sidoqoftë duhet ta themi, Shqipëria po e mban nën një kontroll relativ në raport me vendet e tjera.

Po të shikoni normën e inflacionit të rritjes së inflacionit në rajon, kemi nga Maqedonia e Veriut afro 17%, tek  Kosova 13 %, tek Serbia 13 pikë disa përqind ndërkohë që rritja në Shqipëri në gusht ka qenë 8 %. Në totalin e vet inflacioni në 8 muaj në Shqipëri është përsëri njëshifror,  6 e diçka përqind ndërkohë që vijmë në vendet e rajonit me mbi 10-11 %. Këto nuk janë shifrat e mia, këto nuk janë shifra të nxjerra nga qeveria, këto janë shifra të EUROSTAT, patjetër që duhet bërë më shumë, por ama ka edhe një element tjetër që rritja që vjen me valën e dytë të mbështetjes, jo vetëm për pensionistët, por edhe për shumë të tjerë, është një rritje e qëndrueshme, pra nuk është një paketë që ka një afat, është një rritje, e cila konsolidohet më tutje në vitin e ardhshëm, ku jemi gati të vazhdojmë të bëjmë indeksime sado të ndjeshme si rezultat i një inflacioni që askush nuk e parashikon se si do shkojë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x