Kryeministri Edi Rama sot, 6 nëntor, në ceremoninë e nderimit të Profesor Hubert Hasenauer, rektorit të Universitetit të BOKU në Austri, me Yllin për Mirënjohje Publike, për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e UBT-së (Universitetit Bujqësor të Tiranës) sipas modelit të BOKU të Vjenës, në rrugën e njehsimit të diplomave mes tyre.
“Nuk është thjesht ceremoni nderimi, por moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash të vjetra dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare në një spirale të përbashkët vlerash, si dija, përkushtimi, dashuria për tokën e vetë njeriut”, deklaroi kreu i qeverisë në nisje të fjalës së tij.
Tha se Hasenauer vjen nga një “kostelacion yjesh të rrallë” që zanafillën e ka në Austri, ku për herë të parë u dëgjua tingulli i shqipes.
“Nuk është i pari austriak që dekorohet në këto vise dhe pararendësit janë njerëz vërtet të nderuar, emri i të cilëvë ka mbetur me plot të drejtë në historinë e këtij vendi, siç do mbetet emri i profesorit”, shtoi Rama.
Tha se është tejet prekëse për shqiptarët, që Austria e pa gjithmonë vendin tonë si një “dritë që nuk duhej të fikej”, dhe jo si periferi.