14.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

Atletiko Madrid mbetet jashtë Evropës, Porto merr kreun e grupit

Atletiko Madrid mbetet jashtë Europa League. Skuadra kryeqytetase është mundur me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj Portos.

Porto zhbllokoi shumë shpejt sfidën duke shënuar gol në minutën e 5’ me Taremin. Goli i dytë erdhi në minutën e 24’ me Eustakion. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të portugezëve.

Atletiko shënoi golin e nderit në minutat e fundit të pjesës së dytë, por ishte i pamjaftueshëm për të mos mbetur jashtë Europa Ligës.

-Nga ana tjetër, Leverkusen dhe Bryzh kanë përfunduar ndeshjen në barazim me rezultatin 0-0. Gjermanët siguruan një vend në Europa League.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x