Dita e dytë e samitit të Ankarasë nisi me pritjet zyrtare të krerëve të shteteve anëtare të Aleancës, të cilët bënë edhe fotot e rastit në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Presidentit të Turqisë.
The Guardian ka publikuar disa nga fotografitë pikante të kësaj ceremonie, ku në qendër të vëmendjes ka vendosur atletet e bardha të kryeministrit Edi Rama, që ka zgjedhur të thyejë kodin e ngurtë të veshjes zyrtare me stilin e tij tashmë “karakteristik”.
“Në një tjetër moment nga “moda e NATO-s”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq me atletet e tij karakteristike, ngjyrë të bardhë”, shkruan The Guardian, duke e rreshtuar Ramën si një nga thyesit më të mëdhenj të tabuve të modës në diplomacinë botërore.
- Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen - 08/10/2026
- Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës! - 08/10/2026
- Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll! - 08/10/2026