10.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Atentati ndaj Inez Hajrullës, gjykata dënon me 150 vite burg 5 të akuzuarit

Gjykata e Vlorës ka përfunduar gjykimin këtë të hënë ndaj 5 të akuzuarve duke i shpallur fajtorë për atentatin ndaj Inez Hajrulla, në 10 Maj të vitit 2019.

Trupa gjykues e përbërë nga Pëllumb Zaimj, Entela Gjoni dhe Adelajda Gjyzi dënoi me 35 vite burgim Daut Elmazin për akuzën e ” Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

35 vite burgim për Gentjan Dautaj (Zoto) për akuzën e ” Vrasjes në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve , armëve shpërthyese dhe municionit.

30 vite burgim për Igli Memaj ( Suloti) për akuzën e ” Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Për të njëjtën akuzë më 25 vite heqje lirie janë dënuar edhe Serxhio Ademi (Cima) dhe Albano Goxhaj.

Si ndodhi ngjarja 3 vite më parë?

Më 10 maj të 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal. Ai i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë ngjarje kanë marë pjesë nëntë persona: Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur.

Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos, ngjarjes së ndodhur në bllok disa vite më parë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x