Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën teksa mori pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti.
Gjatë fjalës së tij para studentëve, kreu i qeverisë u shpreh se “shejtanët për fat të keq në më shumë se një rast arritën ta dominojnë Shqipërinë, para dhe pas rënies së regjimit komunist”.
Por, Rama theksoi se tani ndihen të çliruar pasi shejtanët luajnë rolin e hudhrës “që na mbajnë larg syrit të keq”.
“Shejtanët që për fat të keq në më shumë se një rast arritën ta dominojnë Shqipërinë, para dhe pas rënies së regjimit komunist.
Por tani ndihemi të çliruar në sensin që shejtanët aty janë, por në rastin më të keq luajnë rolin e hudhrës që na mbajnë larg syrit të keq.
Dhe në rastin më të mirë na motivojnë për të bërë punë të mira”, tha Rama.
- Champions League: Chelsea turpëron Barcelonën, Leverkusen bën për “aspirina” City-in, Juvja fiton në Norvegji - 25/11/2025
- “Siguria e Ukrainës është edhe e Europës”, Von der Leyen: Angazhimi për një paqe të drejtë vazhdon - 25/11/2025
- Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit - 25/11/2025