16.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Asfaltim i rrugëve të fshatrave/ Bashkia Maliq ndërhyn në tre fshatra të njësisë administrative Pirg

Në tre fshatra të njësisë administrative Pirg në bashkinë e Maliqit është ndërhyrë për sistemim-asfaltim të rrugëve.

Bëhet fjalë për fshatin Shqitas tek i cili është bërë tashmë asfaltimi i rrugës kryesore. Punonjësit e bashkisë Maliq kanë përfunduar asfaltimin e rrugës me gjatësi 800 metra linear, teksa puna po vijon me vendosjen e bordurave anësore.

Ky investim vjen pas ndërhyrjes në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit dhe kanalizimit të ujërave të zeza.

Pjesë e të njëjtin projekt është edhe asfaltimi i rrugës kryesore me gjatësi 700 metra linear në fshatin Pirg, po ashtu ndërhyrje janë bërë edhe në fshatin Velitërnë duke asfaltuar segmentin që lidh rrugën nacionale me qendrën e fshatit.

Përmes projektit për sistemim-asfaltim të rrugëve të fshatrave bashkia Maliq synon përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve. Ky investim është shtrirë edhe në njësitë e tjera administrative pjesë e territorit të kësaj bashkie duke përfshirë në total asfaltimin e 10 rrugëve rurale.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x