14.3 C
Tirana
25 / 10 / 2026

“Arritje historike”/ Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin

Koalicioni Shqiptar është drejt sigurimit të dy mandateve në Kuvendin e Serbisë, ndërsa mbetet në garë edhe për mandatin e tretë, ka njoftuar Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara më 25 tetor 2026, koalicioni ka marrë 27.230 vota, të cilat, sipas llogaritjes së Kamberit, me koeficientin shtesë prej 35% për pakicat kombëtare, përkthehen në 36.761 vota të llogaritshme.

Në një reagim të tij, Kamberi e ka cilësuar rezultatin si një arritje historike dhe ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe subjektet politike që u bashkuan në një listë të përbashkët. Ai ka falënderuar gjithashtu kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për angazhimin e tij.

“ARRITJE HISTORIKE!

Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin!

Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash.

Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz.

Si prijës i listës, falënderoj secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe Kryeministrin Albin Kurti për angazhimin e tij.

Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona!”, shkruan Kamberi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x