9.5 C
Tirana
15 / 01 / 2026

Arrestimi i Maduros, reagon Kaja Kallas: Respektoni vullnetin e popullit, vetëm kështu Venezuela do e rikthejë demokracinë

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për “qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjithë aktorët”, për të shmangur përshkallëzimin e situatës pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

Në një deklaratë të re të përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, e cila është nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Hungarisë, theksohet se “e drejta e popullit venezuelian për të përcaktuar të ardhmen e tij duhet të respektohet”.

“Respektimi i vullnetit të popullit venezuelian mbetet e vetmja mënyrë që Venezuela të rikthejë demokracinë dhe të zgjidhë krizën aktuale,” thuhet në deklaratë.

Deri më tani, përfaqësuesit e Hungarisë pranë Bashkimit Evropian nuk kanë komentuar arsyet pse vendi nuk e ka nënshkruar këtë deklaratë të përbashkët.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x