18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Amerikanët i thanë “kujdes”, kush është politikani në Tiranë që u planifikua të vritej nga iranianët?

 “Washington Times”: “Irani i ka kthyer ambasadat në Austri, Shqipëri dhe në Irak në vende ku planifikohen sulme terroriste”.

Në tetor 2018 gazeta amerikane “Washington Times” shkruante në një investigim se, “Irani i ka kthyer ambasadat në Austri, Shqipëri dhe në Irak në vende ku planifikohen sulme terroriste”.

Duke u bazuar tek një raport, WT shkruante se Gholamhossein Mohammadnia, ambasadori iranian në Shqipëri është në fakt një zyrtar i lartë Ministrisë Iraniane të Inteligjencës, i maskuar si diplomat. Ai u caktua si ambasador në vendin tonë në vitin 2016 dhe u dëbua në 2018.

Gazeta citon një raport me 57 faqe të MEK, ku renditen edhe emrat e disa “diplomatëve” iranianë, të cilët punojnë sipas të dhënave të opozitës iraniane në Shqipëri, si agjentë të infiltruar:

– Assadollah Assadi. I vendosur në ambasadën iraniane në Vjenë si një “këshilltar”, është ekspert për vendosjen e eksplozivëve dhe udhëhoqi operacionet kundër amerikanëve në Irak nga 2004 deri në 2008. Autoritetet europiane e arrestuan Assadin në korrik 2018 për planifikimin e një sulmi terrorist kundër disa anëtarëve të opozitës iraniane në Paris.

– Reza Amiri Moghadam. Sipas raportit, kreu i njësisë së operacioneve të MOIS-it është vendosur jashtë shtetit si “diplomat”. Ai është figura kryesore e operacionet terroriste të regjimit jashtë Iranit, veçanërisht në Europë dhe në SHBA”, shkruan WT.

– Iraj Masjedi. Ambasadori iranian në Irak është ish- komandant i ushtrisë iraniane. Ai është në të vëetetë këshilltari kryesor i komandantit të Gardës Revolucionare të Iranit dhe kontrollon milicitë shiite në Irak.

Pas WT, edhe televizioni amerikan “Fox News” raportoi se Shqipëria është kthyer në një nga objektivat kryesore të regjimit islamik pasi strehoi, më shumë se 3,000 disidentë të lartë iranianë, në vitin 2016. Sipas këtij raportimi, një nga politikanët shqiptarë që ishte planifikuar të vritej dhe për këtë të fajësohej MEK, ishte ish-kryeministri Pandeli Majko.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x