5.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

Ambasadorja e BE me kreun e SPAK: Lufta kundër korrupsionit, çështje kyçe për anëtarësimin!

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann ka takuar sot kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin.

Në një postim në Twitter, Hohmann shkruan se BE-ja mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv.

Ajo shkruan se lufta kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë mbetet kyç për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Postimi i ambasadores së BE:

Shkëmbim i mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv.

Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet faktor kyç për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x