Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar sot me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Takimi i ish-presidentit me diplomaten amerikane vjen pas një përplasje të gjatë në distancë mes tyre.
“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan Meta.
Vetë ambasadorja Kim nuk ka bërë ende asnjë postim në rrjetet sociale lidhur me atë që ka diskutuar gjatë takimit me ish-presidentin Meta.
Ky është takimi i parë që Kim zhvillon me Ilir Metën pas përfundimit të mandatit si President.
Edhe gjatë detyrës së kreut të shtetit, takimet e Metës me Kim numërohen me gishtat e duarve.
- Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama zbulon prapaskenat: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar nga prokurorët e Speciales (VIDEO) - 16/02/2026
- Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre - 16/02/2026
- Aktorja kërkoi pezullimin e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja… - 16/02/2026