17.5 C
Tirana
07 / 11 / 2025

Ambasada britanike: Shqiptar mos rreziko! Rrugës në Angli mund të humbisni jetën!

Ambasada e Britanisë së Madhe në vendin tonë ka publikuar nje mesazh me qëllim sensibilizimin e shqiptarëve që të mos largohen për në Mbretërinë e Bashkuar pasi mund të rrezikojnë jetën.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se “mund të humbasësh jetën si pasojë e motit të keq, prandaj mos rreziko”.

“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”

“Deti është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm, mos e kalo në mënyrë të paligjshme”, thote ambasada.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x