25.5 C
Tirana
03 / 10 / 2024

Alimehmeti: Tre arsye pse po shkojmë drejt fundit të pandemisë

Doktori epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se pandemia, në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, po shkon drejt fundit. “Aktualisht, në të gjithë botën, numrat e të shtruarve në spitale, janë virtualisht bosh. Te ne janë vetëm 6 persona në spital,” – tha ai në studion e Ditarit në A2 CNN.

Sipas tij, kjo mund të konstatohet për shkak të 3 elementeve. “Së pari, kemi një nënvariant, fatmirësisht gjithmonë e më pak i rrezikshëm. Nuk po shohim më variante të tjera. Së dyti, imuniteti kolektiv që është ndërtuar, i përbërë. Imuniteti natyror mban, kemi gjithmonë e më shumë prova për këtë. Dhe imuniteti vaksinor, këtu ka luajtur një rol më të ulët, sepse nuk është aq i përhapur sa virusi. Dhe e treta, kemi mësuar edhe ne se si të sillemi me sëmundjen, kemi mësuar cilat ilaçet duheshin marrë e cilat jo, ai paniku që e mbani mend, gjatë fazave të ndryshme ku njerëzit pinin ilaçe me grushte që në ditët e parë, pa lënë trupin, imunitetin, që ta mundë virusin, siç do të ndodhte në të paktën 90% të rasteve”.

Megjithatë, sipas tij, vetëm përcaktimi zyrtar i pandemisë është i njëjtë për të gjithë shtetet. “Dalja nga pandemia nuk është e thenë të jetë e gjithë bllok. Përgjithësisht vendimi është politik dhe social-ekonomik. Këtë nivel dëmi, unë si shoqëri, jam i gatshëm të përballem dhe të bashkëjetoj me të. Pra është njëlloj si duhani. Jemi dakord që ta lejojmë, dimë që shkakton sëmundje”, shtoi Alimehmeti.

Ai shtoi se Shqipëria, fazën akute e ka mbyllur në mars. “Nuk është e rëndësishme sa njerëz pozitv kemi, por sa shkojnë në spital. Sipas shifrave zyrtare, 1 në 9 e kanë kaluar virusin, por në jetën tonë, zor se gjejmë njeri që nuk e ka kaluar të paktën një herë”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x