5.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Alibeaj takon shefen e misionit të OSBE-ODIHR Audrey Glover/ ‘Berisha na ka zaptuar selinë! Ai nuk përfaqëson PD-në’

Kreu i komanduar i PD, Alibeaj u takua këtë të mërkurë me shefen e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover.

Pas takimit Alibeaj iu përgjigj interesimit të gazetareve duke thënë se Gloverin e kishte informuar në lidhje me situatën ku është sot PD dhe uzurpimin sipas tij të selisë.

Problemi kryesor për të cilin informova dhe bisedova me zonjën Glover është okupimi i selisë blu nga ana e Z.Berisha dhe mbështetësve të tij. Ata që kanë zaptuar selinë blu nuk mund të përfaqësojnë PD-në. Selia e PD është marrë në mënyrë të paligjshme.

Alibeaj shtoi se temë e bisedës me Glover ishte edhe keqpërdorimi i emrit të PD nga një pjesë e mediave.

Duke u ndaluar tek fushata, ai shtoi se PD po bën fushatë kundër regjimit qeverises ndonëse kandidatet e PD po sulmohen, sipasAlibeajt nga qeveria dhe koaliconit Meta-Berisha.

PD po bën fushate për qytetarët dhe kundër regjimit. Kandidatet tanë janë nën sulmin e qeverisë dhe të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x