Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj thotë se në PD nuk ka frymë, dhe ka mbetur thjesht kupola politike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj u shpreh se ata persona në selinë e PD, rreth 30-40 njerëz, po mbijetojnë për interesa individuale.
“Fryma me të cilën ata njerëz që frekuentojnë atë seli, 30-40 veta, jo më tepër se kaq, nuk është ajo PD. PD janë militantët, që kanë votuar sistematikisht për PD. Ku bëhet fjalë për kupola e PD, nga i pari te i fundit, te kjo 30-40 njerëz, kanë treguar se janë për mbijetesë individuale. Kanë dhënë fakte për pirueta amorale, për të kapur diçka nga ajo që mbetet. Disa kanë postin e deptuetit. Po ndodh e njëjta frymë, e njëjta logjikë. Shoh që janë, jo në harmoni, ka xhelozira, ka luftë me njëri-tjetri, ndoshta, gjendja që është aty, të shpëtojë kush të mundet. Në subkoshiencën e tyre, ky kapitull u mbyll. Nuk janë në grup. Tani, mban aty njerëz me të cilët deri dje, është përplasur. Me njerëz që deri dje ishin kundra tij, që nuk ndjejnë të njëjtin projekt politik, nuk ndihen miq. Fakti që e ka pranuar Sali Berisha, tregon se ka humbur reflekset politike, tregon pafuqi. Nuk do të përfitojë, ekzistenca e vet politike varet nga PS dhe Edi Rama.”, theksoi ai.