Për Jennifer Grey nuk është më koha për “Dirty Dancing”. Ylli 62-vjeçar i filmit kult me Patrick Swayze i vitit 1987 u shfaq në rrjetet sociale me një pamje krejtësisht të re që nuk njihet. Me flokë biondë voluminoze, aktorja u transformua për të hyrë në rolin e saj të ri: “Më quani Gwen”, ka shkruar ajo në Instagram.
Grey do të luajë Gwen Shamblin, gurunë amerikane, themeluese të programit të dietës së krishterë “The Weigh Down Workshop” që vdiq në moshën 66-vjeçare vitin e kaluar kur avioni i saj u rrëzua në një liqen, në një dokumentar të ri, “Starving For Salvation”.