24.5 C
Tirana
05 / 10 / 2024

Afganistan: Sulmin me shpërthim vetvrasës e merr pësipër Shteti Islamik

Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov: “Akt terrorist”

Një militant i Shtetit Islamik ka hedhur veten në erë, në një sulm ku kanë marrë pjesë punëtorët rusë” afër Ambasadës në kryeqytetin afgan, ka deklaruar grupi ekstremist Shteti Islamik, duke marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë vetëvrasëse afër selisë diplomike ruse në Kabul. Si pasojë e këtij sulmi kanë vdekur të paktën gjashtë persona, përfshirë dy punëtorë të Ambasadës.

Katër afganë janë vrarë po ashtu në këtë sulm, dhe 10 të tjerë janë plagosur, ka thënë zëdhënësi i policisë në Kabul, Khalid Zadran.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një deklarate se sulmi ka ndodhur në orët e paradites në Kabul, afër Ambasadës ruse. Ndërsa ministria nuk jep hollësi për viktimat. Mediat ruse kanë raportuar se një diplomat dhe një zyrtar i sigurisë janë plagosur.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka konsideruar incidentin si “akt terrorist”. Duke folur para gazetarëve në Moskë, ai e ka përshkruar sulmin si “absolutisht të papranueshëm”.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar. Rusia është një prej vendeve të pakta që ka të hapur Ambasadën në Kabul, që kur talibanët kanë marrë pushtetin në gusht të vitit të kaluar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x