14.5 C
Tirana
07 / 11 / 2025

A po ushtron PS presion mbi administratën me “Aktivistin”? Balla: Praktika të njëjta ndiqen në SHBA

“Nuk kam asnjë koment kur bëhet fjalë për arrestime. Kam vetëm përshëndetje.” Ka qenë ky komenti i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kur u pyet nga gazetarët rreth arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj.

Balla përsëriti edhe një herë qëndrimin e mbajtur nga të majta qeverisëse në raste të ngjashme se përgjegjësitë janë individuale.

“Përgjegjësitë penale, ligjore administrative janë personale. Le të lemë drejtësinë të bëjë punën e vet, “ deklaroi Balla.

Po ashtu, në daljen për mediat pas mbledhjes së parë të Grupit të PS-së, përpara seancës plenare që do të mbahet pasditen e kësaj të hënë, Taulant Balla sqaroi se në mbledhje nuk ka pasur kritika ndaj ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka.

 “Ka pasur një keqinformim. Nuk është kritikuar ministrja e Jashtme. Xhacka ka një prezencë të rregullt dhe marrëdhënie korrekte me Kuvendin dhe mua si kryetar grupi dhe me të gjithë.”

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së u pyet nga gazetarët edhe nëse partia në të cilën ai bën pjesë po i ushtron presion administratës për aplikacionit “Aktivisti.”

Balla sqaroi se njëlloj si patronazhistët, ky aplikacion është një tjetër tipar që tregon se PS është një parti e mirëorganizuar sidomos kur vjen momenti për fushata elektorale. Balla përmendi praktika të ngjashme të ndjekura në SHBA.

“PS është partia më e madhe në vend. Dhe sikurse shumë parti të mirëorganizuara në Europë kur përpara pak vitesh, në 2020 ne filluam të organizojë një skemë që përmbledh edhe anëtarin e partisë edhe simpatizantin edhe patronazhistin, këtu pastaj filloi një histori…Patronazhisti është një mbështetës i PS, i njëjte me një mbështetës të Partisë Demokratike në SHBA që bën të njëjtën gjë. Pra, nëse do t’ju jepet mundësia të shkoni dhe të ndiqni organizimin e një fushate zgjedhore të Partisë Demokratike amerikane apo të Partisë Kristian-Demokrate në Gjermani, do të kuptoni që është e njëjta gjë. Obama në 2012 deklaronte se fushata tradicionale, me mënyrën tradicionale mbaroi në 2012.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x